Site icon Telegrafi

Katzikis: “Grekët e Pavarur” do të mbështesin kompromisin për emrin

Kostas Katzikis, deputet i “Grekëve të Pavarur” (ANEL), e cila është pjesë e Qeverisë e Aleksis Tsipras, deklaroi se partia do të mbështesë kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.

“ANEL do të kyçet në vendimin e shumicës. Do ta respektojmë parimin e qeverisjes së shumicës, përderisa shumica nuk vendos të shkojë kundër interesit kombëtar”, deklaroi Katzikis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lideri i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kammenos, në disa deklarime gjatë javës së kaluar ka thënë se nuk do të mbështesë zgjidhje që përmbanë emrin “Maqedoni”./Telegrafi/

Exit mobile version