Site icon Telegrafi

Katy Perry ndez publikun e Super Bowl (Foto)

Katy Perry ka ndezë publikun e Super Bowl gjatë peformancës së saj në ngjarjen më të madhe sportive në SHBA.

Spektakli gjatë pauzës në mes të pjesëve të finales së futbollit amerikan mes New England Patriots dhe Seattle Seahawks ishte i paharrueshëm. Fishekzjarrë të shumtë dhe Katy Perry që shfaqet para publikut mbi një tigër të madh metalik.

Performanca e mahnitshme e Katy Perry. Këngëtarja amerikane u shfaq në pushim të ndeshjes së “Superbowl”-it me një fustan me dizajn flakërues për të nisur performancën e saj në skenën e montuar në mes të fushës së lojës.

Këngëtares iu bashkua edhe Lenny Kravitz, i cili e shoqëroi në hitet e saj më të njohura.

Më pas, në skenë u ngjit edhe reperja Missy Elliot, para se Katy Perry të largohej nga stadiumi duke “fluturuar” mbi një kometë. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version