Katy Perry ka qenë shumë e vërtetë me ndjekësit kohët e fundit duke treguar hapur në lidhje me çdo gjë – nga mënyra se si trupi dhe zakonet e saj të flokëve kanë ndryshuar pas lindjes deri te bisedat rreth shëndetit mendor.
Pika e saj e fundit e realitetit erdhi përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram me Miranda Kerr, e cila në rast se nuk e dini është ish-gruaja e të fejuarit të saj Orlando Bloom.
Ajo u lidh për të biseduar rreth linjës së kujdesit të lëkurës të Mirandës, “Kora Organics”, veçanërisht për lansimin e ri nga linja, të cilën ajo e vlerëson si ndryshues të lojës së saj të kujdesit për lëkurën dhe pastrimin e akneve të saj.
Ajo u shfaq në fytyrën e saj të freskët dhe pas dushit, në fjalët e saj “pa grim, ndoshta vetëm pak korrektor nën sy”, sepse donte të tregonte lëkurën e saj, dhe progresin e arritur nga produktet e Kerr.
Katy shpjegoi se kremi hidratues ka rregulluar lëkurën e saj, duke thënë: “Kremi ka ndryshuar kaq shumë kujdesin tim të lëkurës. Unë kam përdorur gjithçka në lëkurën time. Kam përdorur La Mer, kam takuar të gjithë dermatologët e mahnitshëm në Los Angeles, të gjitha linjat e tyre, dhe vetëm ky ka ndryshuar lëkurën time kaq shumë. Njerëzit vazhdimisht më komplimentojnë”.
Perry thotë se e përdor kremin në mëngjes dhe natën, ndërsa nuk ndjen nevojën për të përdorur bazë grimi që kur e vendosi këtë produkt në përdorim. /Telegrafi/