Çështjet që lidhen me vetëvendosjen kombëtare janë pyetje të vetëdijes dhe nuk mund të përfshihen në marrëveshje dhe nuk janë përfshirë, thotë zv. ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos, në një intervistë për radion shtetërore.
“Çështjet që kanë të bëjnë me vetëvendosjen kombëtare janë pyetje të vetëdijes, nuk mund të përfshihen në marrëveshje dhe nuk janë. Marrëveshja i referohet ekskluzivisht nënshtetësisë, domethënë lidhjes ligjore midis qytetarit dhe shtetit”, sqaroi Katrougalos.
Në lidhje me deklaratën e partisë së Demokracisë së Re, ku u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë pak dyshime se “marrëveshja e Prespës e forcon irredentizmin e Shkupit, ta shikojnë preambulën dhe nenin 36 ku theksohet edhe shteti maqedonas”, Katrougalos tha se “neni 36 ka të bëjë me historinë e kaluar të vendit” dhe se në atë pjesë nuk mund të vendoset Maqedonia Veriore./Telegrafi/