Site icon Telegrafi

Katrougalos: Vendimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut nuk është hapi ideal që kemi pritur

Fakti që diskutimi në BE për Maqedoninë e Veriut do të fillojë në tetor mund të mos jetë hapi më ideal që ne prisnim, por është pozitiv, theksoi ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos në intervistë për “Euronews”.

Kreu i diplomacisë greke shtoi se është në pikëpyetje besueshmëria e BE-së dhe çfarë lloj mesazhi u dërgohet vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkim, përcjell AIM nga Athina.

“Shumë herë e kam vënë re se kjo është një çështje e besueshmërisë së Bashkimit Evropian që të përgjigjet në të gjitha këto hapa të rëndësishme të ndërmarra nga Maqedonia e veriut. Sepse, çfarë mesazhi kemi dërguar për të gjitha vendet që duan të integrohen në BE, realizojnë shumë reforma të vështira të brendshme që të përshtaten me legjislacionin evropian, ndërsa në anën tjetër janë duke u përpjekur që në mënyrën më të mirë të zgjidhnin çështjet me fqinjët, ashtu si Maqedonia e Veriut? Megjithatë, unë mendoj se fakti që diskutimi do të fillojë nga tetori është një hap i parë. Ndoshta jo më ideal, siç kemi pritur, por ky është një hap pozitiv”, tha Katrougalos./Telegrafi/

Exit mobile version