Shefi alternativ i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos vazhdon të mbetet një optimist i moderuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Në intervistën e tij për “Sky”, ai thotë se topi është në anën e Maqedonisë, pasi që Greqisë nuk i shpejtohet për të gjetur zgjidhje, e as që ka trysni dhe nevojë për një proces të përshpejtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katrougalos shprehet se ndryshimi i Kushtetutës është pjesë e zgjidhjes, dhe se nuk mund të ketë zgjidhje pa këtë ndryshim, çështje që pala maqedonase, sipas tij, ka tjetër mendim.
Katrougalos thekson se dëshirojnë që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare./Telegrafi/