Përfaqësuesi i qeverisë greke në inaugurimin e Stevo Pendarovskit si president do të jetë ministri i Jashtëm, Georgios Katrougalos, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.
“Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos nesër më 12 maj do të niset për në Shkup për ta përfaqësuar qeverinë greke në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Greqisë.
Më herët në inaugurimin e Stevo Pendarovskit pjesmarrjen e kanë konfirmuar presidentët të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë./Telegrafi/