Ministri alternativ grek për Punë të Jashtme, Georgios Katrougalos shprehet i përmbajtur në prag të takimit Zaev-Tsipras, në Sofje, në lidhje me çështjen e emrit.
Ai thotë se marrëveshja nuk do të ngjasojë me ndonjë ujdi të përkohshme, dhe se do të jetë e plotë, duke mos lënë ndonjë vegëz, ndryshe nuk do të ishte në pajtim me parakushtet greke.
Katrougalos thekson se disa aspekte të marrëveshjes mbase mund të kenë afatizime kohore, por jo edhe vetë marrëveshja, siç ishte ajo e mëhershmja.
Ai shprehet se marrëveshja e mundshme do të ketë mbështetje në Kuvendin e Greqisë./Telegrafi/