Shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos vlerëson se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në përfundimet e Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i marrëveshjes në tërësi “tashmë është kusht për fqinjët që të kenë të ardhme evropiane”.
Për televizionin grek “ERT”, dje ministri për Punë të Jashtme të Greqisë i komentojë përfundimet edhe për Turqinë dhe Shqipërinë si dhe për Maqedoninë e Veriut, njofton AIM nga Athina.
“Është e rëndësishme theksimi i marrëveshjes së Prespës sepse e tregon atë që gjithmonë e thershim se Prespa, përveç që zgjidhi kontestin në mes dy popujve, pikërisht tani ndërlidhet me procesin integrues të fqinjëve, na garanton se asnjë qeveri tjetër në vend të kësaj, e cila dëshiron ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të mund të kthehet prapa në të kaluarën nacionaliste, sepse respektimi i tërësishëm i marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht që të kenë të ardhme në Evropë”, tha Katrougalos./Telegrafi/