Me Kammenos nuk kemi pozicione të ndryshme, tha ministri alternativ për punë të jashtme Georgios Katrougalos, duke komentuar deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur dhe partnerit të koalicionit në qeverinë e Greqisë, Panos Kammenos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën për media, pas konferencës në Athinë, shefi alternativ i diplomacisë nuk dha koment direkt, në lidhje me atë se Nikos Kotzias se në mënyrë indirekte e ka refuzuar propozimin “Republika Maqedonia e Ilindenit”, duke deklaruar në SHBA se duhet të pranohet një emër nga propozimet e Mathhew Nimetz.
Në pyetjen gazetarit nga AIM, se a është ende optimist dhe se tani po lëvizet vetëm me optimizëm për zgjidhjen, ministri alternativ i diplomacisë greke, e përsëriti deklaratën metaforike të Tsipras se “para neve kemi 100 metrat e fundit të maratonës, por ato 100 metrat janë më të vështirat”.
Jam optimist, por në asnjë mënyrë nuk e kemi marrëveshjen në xhep, tha Katrougalos. /Telegrafi/