Site icon Telegrafi

Katrougalos: Ndryshimi i emrave të autostradës dhe aeroportit, hapi i parë konkret

Me ndryshimin e emrave bëhet hapi i parë, gjegjësisht kalojnë në praktikë deklaratat për fqinjësi të mirë dhe vullnetit për ballafaqim me irredentizmin, tha ministri alternativ për Punë të Jashtme i Greqisë, Georgios Katrougalos.

Katrougalos theksoi se zërat radikal nga të dyja palët nuk duan zgjidhje për kontestin e emrit, por duhet ta dijnë se zgjidhja është në interes të Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që prisnim nga ana tjetër ishte vërtetimi i qëllimeve të saj për të kaluar në bisedime thelbësore, gjegjësisht t’i kalojë në praktikë deklaratat për fqinjësi të mirë dhe tejkalim të irredentizmit. U bë hap i parë, por jo edhe i fundit”, u shpreh Katrougalos./Telegrafi/

Exit mobile version