Site icon Telegrafi

Katrougalos: Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur për perspektivën evropiane

Dua të dërgojm mesazhin se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, por ajo është një proces që vlerësohet sipas përparimeve që realizon secili vend.

“Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur për perspektivën evropiane, duam që të japim mesazhin se kur një vend përpiqet që të përputhet me legjislaturën evropiane dhe ne evropianët duhet të reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe të hapin rrugën evropiane”, tha shefi i diplomacisë greke Georgios Katrougalos.

Ai tha se në takimin e sotëm me ministrat e vendeve të BE-së, Greqia dëshiron që të përcjell disa mesazhe, njofton AIM nga Athina.

“Duam që të japim mesazhin se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ky është proces që vlerësohet në përputhje me përparimin që ç’do vend e realizon. Maqedonia e Veriut tregoi se është e hapur në perspektivat evropiane dhe tregoi guxim politik, duke bërë hapa në zbatimin e marrëveshjes së Prespës, por edhe reformave të rëndësishme. Duam që të japim mesazhin se kur një vend përpiqet që të përputhet me legjislaturën evropiane edhe ne si evropianë duhet të reagojmë në të njëjtën mënyrë dhe të hapim rrugën evropiane”, tha Katrougalos./Telegrafi/

Exit mobile version