Telegrafi

Katrougalos: Kërkohet një emër për përdorim të përhershëm dhe të plotë

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme në Qeverinë greke, Georgios Katrougalos ka deklaruar se kërkohet një emër për përdorim të përhershëm dhe të plotë – egra omnes.

Sipas tij, ujdia e mundshme do të hyjë në fuqi me t’u nënshkruar, si edhe do të duhet të ketë klauzolë obligative për ndryshimin e Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katrougalos thotë se zgjidhja e mundshme nuk do të lejojë hapësirë për irredentizëm, si edhe nuk duhetë të jetë e çfarëdo qoftë.

Ndryshimet kushtetuese që duhet të pasojnë, sipa Katrougalos, duhet që të mos ndryshojnë më, pas disa vitesh, prandaj zgjidhja duhet të jetë e përhershme./Telegrafi/