Zv. ministri i Punëve të Jashtme greke, Georgios Katrougalos ka deklaruar se qeveria e tanishme greke do të bëjë gjithçka që të gjej një zgjidhje për emrin, pa marrë parasysh çmimin politik, por nëse ka gatishmëri edhe nga pala tjetër.
Katrougalos e akuzoi partinë opozitare “Demokracia e Re” për mospërgjegjësi politike, patriotizëm të rrejshëm dhe përhapje të nacionalizmit.
Sipas tij, kjo parti politike është pajtuar për një emër të përbërë, ku përfshihet termi “Maqedonia”, por tani kanë ndërruar qëndrim dhe kundërshtojnë diçka të këtillë.
Katrougalos ritheksoi se Qeveria greke mbështet një zgjidhje të përbërë për përdorim të përgjithshëm që nuk do të lejonte iredentizëm./Telegrafi/