Site icon Telegrafi

Katrougalos: Erga omnes dhe revizioni i Kushtetutës janë kushtet për zgjidhje

Të dyja çështjet çka kanë ngelur për zgjidhje janë erga omnes dhe revizioni i Kushtetutës dhe këto janë me rëndësi të veçantë për Greqinë, ndërsa pala tjetër të bëjë lëshime, thotë ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Giorgos Katrougalos, në intervistën për radio gazetën greke “Praktorio FM”, përcjell ANA-MPA.

Shefi alternativ i diplomacisë greke, përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se erga omnes është e nevojshme për të mos lënë “bishta” në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version