Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos në intervistë për “News247” tha se kryeministri Alexis Tsipras planifikon që të vizitojë Shkupin në javën e parë të muajit prill, njofton AIM nga Athina.
I pyetur rreth spekulimeve për shkëmbimin e përmendoreve, shefi i diplomacisë tha se “po përpiqemi që të gjejmë një mënyrë me njerëzit të cilëve nuk ju kemi thënë mirëdita, së bashku të planifikojmë promovime të interesit të përbashkët dhe stabilizimit të rajonit. Po mendojmë për hapa me të cilët do tu tregojmë popujve tonë se klima me të vërtetë është përmirësuar, do ta bëjmë me kujdes”, tha Katrougalos.
Ai foli edhe për reagimet kundër marrëveshjes së Prespës në pjesën e Greqisë veriore, ku tha se “ekziston reagim emocional”, por se me kalimin e kohës të gjithë do të kuptojnë përfitimet, veçanërisht ato ekonomike, nga zgjidhja në mes të dyja vendeve./Telegrafi/