Telegrafi

Katrougalos e nënshkruan ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos e ka nënshkruar ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, njoftona AIM nga Athina.

“Sapo nënshkrova ratifikimin e marrëveshjes historike të Prespës. Greqia është protagoniste në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Era e re në lidhjet me fqinjën tonë”, shkruan Katrougalos në rrjetin social “Twitter”.

Sot Kuvendin i Greqisë me 153 vota “për” ratifikoi marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/