Site icon Telegrafi

Katolikët dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë në Maqedoni sot do të shënojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolik dhe një pjesë e krishterëve ortodoksë sot do të shënojnë Krishtlindjet. Tradicionalisht në Maqedoni festimi qendror mbahet në kishën katolike “Srce Isusovo” në Shkup ku edhe mbrëmë pati liturgji botërore për nderë të Krishtlindjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë të pranishëm ishin edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, si dhe drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska.

Krishtlindjet sot do të festojnë edhe në Greqi, Bullgari, Rumani, Ukrainë si dhe disa shtete tjera që kanë pranuar kalendarin gregorian.

Exit mobile version