Reperi i Babastars, Majk, do të hyjë në sezonin e verës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Projekti i tij i publikuar vetëm një muaj më parë tashmë ka arritur një numër të jashtëzakonshëm klikimesh.
Se është bërë hit kjo nuk diskutohet, por është afro tetë milionë numri i shikimeve në klipin e tij.
Ky projekt u punua nga Duja dhe Butrint Buçinca me tekst të Majkut, kurse klipin e ka realizuar Entermedia.
Majk mbetet një nga artistët më të kërkuar në prag të verës. /Telegrafi/