Telegrafi

Katie Price shpenzoi pasurinë 48 milionë euroshe, shet gjithçka për të shmangur falimentimin

Këngëtarja arriti të shmangte falimentimin javën e kaluar, pasi premtoi të paguante të gjitha borxhet e brenda 12 javëve dhe, në një orvatje për të grumbulluar sa më shumë të holla sa mundet, ajo e nxori në shitje transporterin e kafshëve në shitje.

Sipas gazetës Daily Star, vetëm një person ka qenë i interesuar në kutinë e kuajve, por shitja nuk u realizua sepse ishte nën vlerën e kërkuar prej këngëtares amerikane.

Në fakt, blerësi kishte ofruar vetëm 100 mijë për kamionin gjersa bukuroshja e kishte blerë rreth 300 mijë sosh.

Bartësi i kuajve raportohet se aktualisht ka vlerë rreth 170 mijë euro tani, por që vështirë që dikush mund ta blej për këtë çmim.

Kjo nuk është e vetmja gjë që Katie është përpjekur ta shes, pasi në të njëjtën kohë ka nxjerrë në shitje edhe kuajt.

Besohet se ylli televiziv – e cila ka tre fëmijë nga tre marrëdhëniet e ndryshme – shpenzoi pasurinë prej 48 milionë euro për kirurgji kozmetike, pushime spontane dhe në fermat milionëshe të kuajve.

Megjithatë, ajo arriti të shmangë falimentimin javën e kaluar, kur zyra ligjore që e përfaqëson propozoj marrëveshje vullnetare individuale (IVA) – që do të thotë se ka tre muaj në dispozicion që të dëshmoj se mund t’i paguajë borxhet, përndryshe do të humbë gjithçka. /Telegrafi/