Telegrafi

Katie Price merr vëmendje me paraqitjen në sytjena pas ndërhyrjeve të vazhdueshme në gjoks

Katie Price mori vëmendje me paraqitjen e fundit pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme që bëri në gjoks.

Ylli 44-vjeçar, që së fundmi bëri një operacion për të rritur gjoksin, ndodhet këto ditë për pushime në Tajlandë.

Ajo u fotografua së bashku me të fejuarin e saj, Carl Woods, i cili gjithashtu festoi ditëlindjen e 34-të në këtë udhëtim.

Katie Price (Foto: The Sun)

Është hera e parë që çifti fotografohen së bashku që kur u njoftua ndarja e tyre në nëntor, shkruan TheSun.

Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Carl Woods - Katie Price shijon një natë me fituesin e Medaljes së Artë Olimpike, Matty Lee

Modelja e famshme është me pushime në Tajlandë, Azinë Juglindore, me fëmijët e saj më të vegjël dhe Carl.

Katie Price, Carl dhe djali i saj (Foto: The Sun)

Katie thuhet se shpenzoi afro 12 mijë euro për pushimet me Jett, nëntë vjeç dhe Bunny, tetë vjeç, që i ndan me ish-partnerin Kieran Hayler.

Dy fëmijët e saj me Peter Andre, Princess, 15 vjeçe dhe Junior, 17 vjeç, janë larg me babain e tyre në Dubai.

Katie Price (Foto: The Sun)

Ajo dhe familja do të kthehen në Britaninë e Madhe në kohën kur rifillon shkolla dhe për transmetimin e shfaqjes së saj të re televizive.

Seria e dytë e “My Mucky Mansion” do të kthehet në Channel 4 të martën. /Telegrafi/

Katie Price (Foto: Instagram)