Site icon Telegrafi

Katie Price fotografohet sërish në një gjendje të vrazhdë pas daljes nga operacioni i fundit plastik

Katie Price është parë përsëri duke treguar pasojat e ndërhyrjes së saj të fundit në fytyrë, që përfshin ngritjen e syve dhe vetullave të saj së fundmi.

Ajo u fotografua sërish me kokën e fashuara dhe me dy sy të nxirë, që janë rezultat i daljes nga operacioni, shkruan DailyMail.

Modelja magjepsëse, 42 vjeçe, e cila iu nënshtrua një operacioni plastik në Belgjikë, i kishte flokët e saj të lidhura lartë me një fashë të madhe, mbi së cilën kishte vënë një kapuç për ta kamufluar fashon.

Ajo u pa duke shkuar në dyqanin e thonjve “Bishop’s Stortford’s Coco Salon” me të fejuarin e saj Carl Woods, 32 vjeç.

Lexo po ashtu E quan veten "veterane të kirurgjisë plastike", modelja Katie Price fotografohet duke dalë nga spitali me fashë në kokë dhe sy të nxirë

Pasi doli nga vetura e të fejuarit, Price hyri me shpejtësi në dyqanin e thonjve.

Katie ka pak kohë që ka hapur një llogari në rrjetin social të filmave për të rritur, OnlyFans, ku ndjekësit e aj mund të paguajnë deri në 11 funte në muaj për të parë imazhe të nxehta ekskluzive nga ajo.

Dr Judy Todd, një mjeke kryesore estetike në ‘Clinica Medica’ në Glasgow, tha: “Duket sikur ajo ka bërë një ngritje të fytyrës, heqje të përkohshme të vetullave dhe ndoshta një blefaroplastikë të sipërme.

Të gjitha këto do të ngrinin tiparet në një pozicion më rinor, do të ngrinin vetullat dhe do të reduktonin çdo lëkurë të varur në qepallën e sipërme”.

“Kjo lloj mavijosjeje rreth syrit ndodh shpesh me këto procedura, por efektet janë vetëm të përkohshme dhe priren të zhduken brenda shtatë deri në 10 ditë”.

“Por disa pacientë mund të përjetojnë ënjtje dhe mavijosje për disa javë pas operacionit, por kjo në fund të fundit do të varet nga procesi i shërimit të pacientit dhe kujdesi i rikuperimit pas operacionit”, ka thënë doktoresha Todd.

U raportua muajin e kaluar se Katie kishte në plan të udhëtonte menjëherë në Turqi për më shumë operacione plastike, mes pretendimeve se ajo donte të bënte disa ndryshime pasi ishte e pakënaqur me punën që kishin bërë mjekët në ndërhyrjen e saj të fundit plastike.

Një shoqe e Katiet thuhet se i tha tabloidit britanik The Sun: “Katie po u thotë të gjithëve se mendon se implantet e saj të këmbës e bëjnë atë të duket shumë e madhe dhe dëshiron që ato të largohen – plus dëshiron më shumë lipo”.

Në vitin 2017, Katie iu nënshtrua ndryshimit të parë të fytyrës së saj duke u trajtuar te një kirurg plastik me bazë në Londër.

Dy vjet më vonë, në maj të vitit 2019, ylli pranoi se trupi i saj ishte ‘i neveritshëm’ – dhe fluturoi në Turqi për të bërë liftingun e dytë të fytyrës.

Ajo bëri ndërhyrjen e tretë në fytyrë në vitin 2019.

Katie e quajti veten një “veterane e kirurgjisë” pas operacioneve të panumërta, duke përfshirë tre liftinge të fytyrës dhe tre ndërhyrje liposuksioni. /Telegrafi/

Exit mobile version