Katie Price ka treguar se ishte shumë e dëshpëruar në një moment sa që donte vetëm të ‘përkulej në divan dhe të flinte’.
43-vjeçarja iu nënshtrua trajtimit në ‘The Priory’ vitin e kaluar pasi kishte probleme me shëndetin e saj mendor.
Duke folur në emision për betejën, ylli televiziv shpjegoi se si kuajt e saj e kishin ndihmuar në procesin e shërimit.
Ajo tha: “Mund të kesh një ditë shumë të keqe dhe më pas mund të vish në stallë dhe çdo gjë ndryshon. Unë supozoj se është si kur njerëzit shkojnë në palestër dhe gjëra të tjera, për mua duke qenë rreth kuajve, thjesht më pëlqen”.
“Është e trishtueshme sepse ka pasur një kohë që nuk bëja asgjë, nuk kisha energji mendërisht”, ka thënë më tej ish-modelja.
Ajo vazhdoi: “Kur je në depresion, nuk ke energji të bësh asgjë. Nuk mund të shkoja në stallë dhe madje të përkëdhelja kuajt”.
“Unë do të shikoja nga dritarja e kuzhinës sime dhe do të isha sikur ‘duhet thjesht të përkulem në divan dhe të dua të fle. Kështu isha keq”.
Price para pak ditësh u arrestua me dyshimin se ka shkelur urdhrin e saj të ndalimit pasi dyshohet se i dërgoi mesazhe të fejuarës së ish-burrit të saj, Kieran Hayler.
Policia e Sussexit njoftoi se një grua rreth të 40-tave u arrestua në një pronë në Partridge Green, në perëndim të Sussexit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9YHSQJZGXYk&ab_channel=MicMan