Site icon Telegrafi

Katie Price bëhet për spital, shqetëson fansat me gjendjen e saj

Katie Price ka ngjallur shqetësim te fansat pasi ndau me ta në rrjetet sociale një postim nga një fotografi të një reparti spitalor, duke shkruar në mbishkrimin e saj “rikthyer përsëri”.

Ish-modelja 43-vjeçare, e cila u nda nga i fejuari Carl Woods muajin e kaluar, e publikoi këtë fotografi të enjten pasdite, shkruan The Sun.

Ajo nuk tregoi pse ishte në spital – por ndau me ndjekësit një imazh nga brenda ndërtesës dhe thjesht shkroi atë mbishkrim sipër saj.

Foto: Katie Price/Instagram

Më herët gjatë ditës, modelja kishte ngrënë një drekë me mamanë e saj Amy, e cila është diagnostikuar me gjendjen terminale të mushkërive fibrozë idiopatike pulmonare.

Price iu tha gjithashtu fansave se “po ndihej natyrale dhe e lumtur të enjten” teksa pozoi për një fotografi pa filtra dhe makijazh.

Lexo po ashtu Katie Price fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga i fejuari me unazën afro 60 mijë euroshe në dorë

Katie nuk adresoi arsyen e vizitës në spital – por ka të ngjarë të përditësojë fansat me informacione në rrjetet sociale sapo të largohet nga sapitali.

Foto: Katie Price/Instagram

Katie dhe Carl kanë mbajtur fansat të hamendësojnë statusin e marrëdhënies së tyre gjatë dy ditëve të fundit – dhe të enjten të dy kanë pëlqyer postimet e njëri-tjetrit në Instagram.

Dhe duke i shtuar benzinë zjarrit, nëna e pesë fëmijëve dha një shenjë se gjërat mund të mos kenë përfunduar 100 për qind me ish-të fejuarin e saj, pasi ajo u pa duke vënë në dorë unazën e fejesës prej 50,000 funtesh (afro 60,000 euro), që ai i dha.

Foto: Katie Price/Instagram

Muajin e kaluar The Sun zbuloi se modelja magjepsëse ishte ndarë nga i fejuari i saj, tregtari i makinave, Carl, të cilin e kishte njohur në një restorant.

Ndarja i ka prishur planet e saj për të pasur një fëmijë të gjashtë këtë vit.

Ish-çifti u nda muajin e kaluar pasi Carl, 32 vjeç, akuzoi Katien se e tradhtoi.

Dyshja u fejuan prillin e kaluar pas një romance të stuhishme dhe kishin vendosur të martoheshin këtë vit dhe të krijonin një familje. /Telegrafi/

Exit mobile version