Telegrafi

Katie Ledecky bëhet olimpistja femër më e dekoruar në SHBA

Notarja Katie Ledecky u bë olimpistja më e dekoruar e Shteteve të Bashkuara, pas një natë të zhurmshme noti në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ledecky fitoi mbrëmë medaljen e argjendtë në garën 4x200m për femra në shtatë minuta 40.86 sekonda në La Defense Arena.

Pas kësaj medalje, Ledecky e çon numrin olimpik në 13 medalje – tetë të arta, katër argjendi dhe një bronz.

 

27-vjeçarja e ruajti gjithashtu titullin e saj në 1500 metra stil i lirë me lehtësi mbresëlënëse të mërkurën.

Ajo gjithashtu mori medaljen e bronztë në 400 metra stil i lirë dhe të shtunën do të konkurrojë për të siguruar një tjetër medalje të artë në 800 metra stil i lirë.

Ledecky tani ka një më shumë se bashkëkombëset Jenny Thompson, Dara Torres dhe Natalie Coughlin, si dhe australiania Emma McKeon. /Telegrafi/