Telegrafi

Katie Holmes shtatzënë me Jamie Foxx?

EAST HAMPTON, NY - AUGUST 24: katie Holmes, Jamie Foxx and Colion Powell perform at the 4th Annual Apollo In The Hamptons Benefit on August 24, 2013 in East Hampton, New York. (Photo by Shahar Azran/WireImage)

Aktorja e famshme Katie Holmes është ndër aktoret e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Edhe pse lidhja e saj me 48-vjeçarin Jamie Foxx është komentuar prej kohësh, sërish ata gjithmonë kanë qënë të rezervuar në daljet e tyre në publik. Por si duket çifti jo vetëm që janë bashkë prej një viti por ata janë edhe në pritje të një fëmije.

Një burim tha për revistën “OK!” se po e marrin me shumë qetësi çështjen e familjes. Katie është tre muajshe shtatzënë dhe po presin një vajzë. “Disa thonë se është bërë me farëzim artificial, por askush nuk është i sigurt për këtë. Sido që të ketë ndodhur ata janë të lumtur, nuk ka dyshime për këtë,” tha burimi për revistën.

Gjithashtu shkruhet se Katie do të donte që vajza e saj Suri, t’i gjente një emër motrës. Pas divorcit nga Tom Cruise, Katie nuk është angazhuar në asnjë lidhje serioze.