Telegrafi

Katie Holmes shkëlqen edhe në kostume klasike

Kostumet e grave vit pas viti janë gjithnjë e më popullore.

Zonja të famshme gjithnjë e më shumë shfaqen në rrobat që dikur ishin të rezervuara vetëm për burrat.

Aktorja e Hollivudit, Katie Holms u shfaq në një darkë gala të organizuar nga Teatri i Baletit Amerikan në një kostum klasik gri dhe tregoi se zonjat mund të vishen në xhaketë dhe pantallona.

Veshja e markës së njohur Prada, ku fundi i pantallonave ishte me pupla ashtu sikurse edhe mëngët, bënin që bukuroshja të duket edhe më elegante.

Ylli u shoqërua nga nëna e saj, Kathleen, e cila gjithashtu dukej e mrekullueshme në një fustan të gjatë të kaltër deri në supe.

Lexo po ashtu Ka pasuri prej miliona dollarë, por Katie Holmes bënë jetë modeste dhe udhëton me metro

Ndërkohë, paparacët e kanë vënë re aktoren në një metro të qytetit të New Yorkut duke lexuar libër… tipike si çdo njujorkeze.

Ndryshe, 39-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/