Në evenimentin ‘Jingle Ball’ të iHeartRadio Z100 në New York, Katie Holmes ka rikthyer një trend të modës të viteve 2000 që shumëkush e konsideron të urryer.
Gjegjësisht, aktorja ka kombinuar një fustan të shkurtër pa rripa me xhinse të gjera dhe atlete komode.
Ajo e kompletoi dukjen e saj me grim të thjeshtë dhe një stil flokësh pak të dredhur. Ky edicion i saj i modës ka qenë shkak për reagime të shumta në rrjetet sociale.
“Pse ky trend dalëngadalë po kthehet? Në fillim të viteve 2000 ne të gjithë dukeshim katastrofikë”, shkroi një përdorues i Twitter.
“A ka kjo grua një stilist?”, pyeti një tjetër.
Ndryshe, Holmes ka qenë i zënë me promovimin e filmit “Alone Together” gjatë muajve të fundit, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca.
Në prill, aktorja konfirmoi se prej disa kohësh është në një lidhje të lumtur me muzikantin Bobby Wooten. /Telegrafi/