Kivanç Tatlitug nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth lajmit se Katie Holmes ka refuzuar të luajë në një film me atë.
Aktorit me prejardhje shqiptare i është propozuar roli kryesor në një film që do të xhirohet në Amerikë.
Roli i partneres së tij iu ofrua yllit Katie Homles, por ajo refuzoi duke pyetur se “Kush është ky?!”.
I pyetur rreth këtij refuzimi, Tatlitug është përpjekur t’i shmanget pyetjes së gazetarëve në mënyrë mjeshtërore.
“E kam me nxitim. Këto janë gjëra të parëndësishme e për të cilat nuk kam dëshirë as të flas”, ka thënë ai. /Telegrafi/