Site icon Telegrafi

Katie Holmes përflitet për një lidhje dashurie me Emilio Vitolo Jr.

Katie Holmes dhe i dashuri i saj i ri, Emilio Vitolo Jr., thuhet se janë tejet të lumtur për romancën e tyre.

Aktorja e “Dawson’s Creek”, 41 vjeçare dhe shefi i kuzhinës, 33 vjeçar, u lidhën për herë të parë muajin e kaluar pasi u panë së bashku në një restorant në Manhattan.

“Emilio është shumë simpatik, flirtues. Është e lehtë të thuash se si Katie u dashurua në të”, i tha një burim kohët e fundit revistës People.

Katie Holms (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Ata shtuan: “Ajo duket shumë e dashuruar në të. Ajo vazhdon t’i dërgojë mesazhe Emilio gjatë gjithë ditës dhe ai e do atë”.

Aktorja, ata pretenduan, është ‘goditur’ me kuzhinierin, i cili punon në restorantin e famshëm të New York-t, Emilio’s Ballato.

Holmes me sa duket konfirmoi marrëdhënien e saj në fillim të këtij muaji kur u shfaq në një moment intim me Vitolo Jr ndërsa po darkonin jashtë.

Romanca e re e aktores së “The Secret: Dare to Dream” vjen një vit pasi ajo u nda nga Jamie Foxx.

Holmes bëri kërkesë për divorc nga Tom Cruise, 58 vjeçar, në 2012 pas pesë vjet martese.

Ata ndajnë një fëmijë, vajzën Suri, e cila tani është 14 vjeçe. /Telegrafi/

Exit mobile version