Telegrafi

Katie Holmes dëshiron të martohet me çdo kusht me Jamie Foxin!

Katie Holmes është në lidhje me Jamie Foxin, megjithëse ende nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre aktorët hollivudian.

Megjithëse të gjithë menduan se çifti dëshiron të ruaj privatësinë, duket se nuk bëhet fjalë.

“Katie ishte e zemëruar për shkak se Fox nuk dëshiron që publikisht ta konfirmojnë lidhjen. Ajo pa marr parasysh se çfarë thonë të gjithë, do të martohej me të. Por, Fox kërkoi që ta ndërprenë lidhjen për pak kohë”, tha një burim i afërt me aktoren.

Kujtojmë se Holmes kohë më parë ishte ndarë prej aktorit Tom Cruise. /Telegrafi/