Site icon Telegrafi

Katica Janeva: Zgjedhjet e viteve 2012 – 2014 janë të dyshimta

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva u është përgjigjur në kuvendin e Maqedonisë pyetjeve të deputetëve drejtuar saj, në lidhje me punën e prokurorisë që ajo drejton, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka thënë se mbetet në qëndrimn e saj të jolegjitimitetit të këtij kuvendi, për shkak se, siç thotë ajo, në përgjimet e paligjshme janë vërtetuar dyshimet për vepra penale në zgjedhje.

Sipas Janevës, janë vënë në pikëpyetje të gjitha zgjedhjet e mbajtura në periudhën 2012 – 2014. Kjo deklaratë e saj solli reagime të shumëta të deputetëve, kurse bashkërenduesi i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski kërkoi tërheqjen e saj nga Prokuroria Speciale Publike./Telegrafi/

Exit mobile version