Katica Janeva shkon në arrest shtëpiak. Kështu vendosi sot Gjykata e Apelit, pas ankesës së ish-prokurores speciale.
Përndryshe më herët ajo ofroi garanci tri banesa, por Gjykata Penale e refuzoi atë.
Tani Janeva shkon në arrest shtëpiak por pa garancinë.
Ajo është në paraburgim në “Shuto Orizare” prej 21 gushtit të këtij viti kur u arrestua si e dyshuar në rastin “Haraçi”./Telegrafi/