Site icon Telegrafi

Katica Janeva prej 16 korrikut ka paraqitur pushim mjekësor

Prokurorja speciale publike Katica Janeva, prej datës 16 korrik zyrtarisht është me raport mjekësor, konfirmuan për AIM nga PSP-ja.

Raporti mjekësor i Janevës u hap më 16 korrik, respektivisht një ditë pas deponimit të dorëheqjes nga funksioni, që siç njoftoi vetë Janeva, do të aktivizohet menjëherë sapo të arrihet marrëveshje për ligjin për prokurorinë publike dhe të zgjedhet pasardhësi i saj.

Nјë ditë më vonë, të martën Katica Janeva me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar iu konfiskua telefoni celular për shkak të rastit “Haraçi”.

Raportohet se ajo është e përfshirë në shantazhet tek disa afaristë, në mënyrë që t’u lehtësohet procedura penale ndaj tyre./Telegrafi

Exit mobile version