Prokurorja Katica Janeva sot në Bruksel ka qenë orator në temën: “Përforcimi i rezistencës ndaj korrupsionit dhe robërimit të shtetit në Evropën Juglindore”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në fokusin e punëtorisë ka qenë këmbimi i përvojave në pikëpamje të ndjekës së zbatimit të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit, avancimit të zbatimit të politikave kundër korrupsionit. Qëllimi themelor i punëtorisë është këmbimi i përvojave të pjesëmarrësve në drejtim të problemeve me të cilat ballafaqohen, si dhe rëndësinë e përfshirjes së sektorit qytetar.
Janeva në këtë punëtori e ka theksuar rëndësinë e mundësimit të kushteve të papenguara për funksionimin e institucioneve në procesin e ballafaqimit me korrupsionin sidomos atë të profilit të lartë.
Në këtë punëtori marrin pjesë përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, anëtarë të Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar nga rajoni dhe Evropa.
Në suaza të vizitës në Bruksel, pritet që Janeva të realizojë edhe takime me anëtarë të Parlamentit Evropian./Telegrafi/