Site icon Telegrafi

Katica Janeva dëshmoi sot për rastin “Haraçi”

Prokurorja Katica Janeva për katër orë resht sot u mor në pyetje në Prokuroi për rastin “Haraçi”. Ajo tha se sot ka dhënë deklaratë në rolin e dëshmitarit dhe se nuk ndihet fajtore.

Prokurorja nuk zbuloi asgjë për gazetarët në lidhje me hetimin për rasti “Haraçi”, për shkak se siç tha “ky është një hetim dhe se nuk mund të jep informacione”.

Ajo konfirmoi se të dy telefonat e saj ndodhen në prokurori, por mohoi se ato kanë qenë të formatuara.

E pyetur nëse ka të përfshirë ndonjë politikanë në rastin “Haraçi”, Janeva tha se “nuk e di”./Telegrafi/

Exit mobile version