Site icon Telegrafi

Katica Janeva: Deri në fillim të korrikut do të ngriten rreth 15 aktakuza

Edhe 22 ditë kanë mbetur që të shpresohet se në Kuvendin e Maqedonisë do të ketë vazhdim të afatit ligjor për ngritje të aktakuzave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, prokurorja speciale Katica Janeva thotë se do të vazhdojnë të punojnë edhe pas 1 korrikut, duke hetuar veprimtaritë kriminale që dalin nga afera e përgjimeve.

Në ligjin për PSP-në parashihet një mundësi të hetimit të veprave penale që dalin nga përgjimet. Neni 5 thotë:

”të gjitha dëshmitë për vepra penale që nuk janë në pjesën e kompetencave dhe përgjegjësive të prokurorit publik për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe dalin nga përmbajtja e pëgjimit të paautorizuar të komunikimit, ose janë të rëndësishme për lëndë penale ekzistuese, do të dorëzohen te Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë dhe prokurori që udhëheq me lëndën.”

Sipas Tv Telma, ky nen nuk është përdorur deri tani, por nëse zbatohet atëherë përgjimet që nuk janë përpunuar nga PSP-ja mund të përfundojnë në duar të një prokurori shtetëror.

Janeva paralamnëron se deri në mbarim të mandatit të PSP-së, do të ngriten rreth 15 aktakuza./Telegrafi/

Exit mobile version