Telegrafi

As kati i 12-të nuk i ndali, arratisje si në filma nga një burg në Oklahoma – inxhinierët e ndërtesës pretendonin se është e pamundur

Një burrë i dyshuar për vrasje, ka arritur të arratiset nga një burg në SHBA- duke u lëshuar nga qelia e tij në katin e 12-të me çarçafët që i kishte lidhur në formë litari, shkruan Independent.

Pablo Robledo, 34-vjeç së bashku me të burgosurin nga e njëjta qeli, Jose Hernandez, kanë përdorur çarçafët për të zbritur në burgu në Oklahoma, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër policia në Oklahoma gjatë të premtes ka gjetur dhe arrestuar Robeldon, që tani po qëndron prapa grilave nën akuzën për vrasje të shkallës së parë.

Hernandez ka kërcyer nga litari i improvizuar – më saktësisht nga kati i katërt ku si pasojë ka thyer këmbën, duke i pamundësuar të largohet dhe të kapet sërish nga policia.

Zëdhënësi i burgut Mac Mulling ka bërë të ditur se të burgosurit kishin hedhur nga dritarja “litarin” që të mund të ikin më lehtë nga burgu, e kamerat e sigurisë e kanë filmuar Robledon duke u lëshuar rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Në fotografi shihet “litari” i bërë nga çarçafët që janë lidhur dhe që qëndron i varur në ndërtesë. Televizioni KOCO ka rikujtuar se si në vitin 1991 përfunduan punimet e këtij burgu, inxhinierët kishin thënë se për shkak të dizajnit është e pamundur arratisja edhe pse ishin investuar 52 milionë dollarë në këtë objekt.

E pa kaluar dy muaj kishte ndodhur arratisja e parë nga ky burg. Sipas rrëfimeve të banorëve të Oklahomas, 27-vjeçari Bill Linvill kishte thyer dritaren e katit të dytë me fshesë dhe ishte arratisur. Një javë më pas, kishte ndodhur arratisja e dytë. /Telegrafi/