Site icon Telegrafi

Kathimerini: Qeveri jo stabile në Maqedoni për të biseduar për çështjen e emrit

Rezultatet zgjedhore në Maqedoni, kanë hapur çështjen në Greqi se kush do të jetë biseduesi i ri për kontestin e emrit. Gazeta greke “Katimerini” duke cituar burime nga Kombet e Bashkuara, raporton se ndërmjetësi i Metju Nimic është i gatshëm që t’i reaktivizojë negociatat, të cilat janë bllokuar për shkak të problemeve të brenshme në Maqedoni dhe Greqi, gjatë dy viteve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gazetës greke, diplomatët perëndimorë kanë frikë se në qoftë se në Maqedoni formohet një qever jostabile dhe e paqëndrueshme, ajo vështirë se mund të jetë një negociator i fuqishëm për të mbyllur shpejt çështjen e emrit.

Theksohet se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes dy vendeve, do të duhet të votohet nga një shumicë e madhe në Kuvendin e Maqedonisë. Por në kushtet aktuale, kjo gazetë vlerëson se çdo propozim i mundshëm do të vihej në një referendum dhe do të duhej të mbështetej nga një fuqi e madhe politike, që ai propozim të mund të kalojë./Telegrafi/

Exit mobile version