Gazeta greke ‘Kathimerini’ publikoi dokumentin, për të cilin thotë se është verzioni zyrtar i marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
Në këtë tekst thuhet se emri ‘Republika Maqedonia Veriore’ do të shfrytëzohet për përdorim të përgjithshëm, gjegjësisht ‘erga omnes’, kombi është maqedonas/qytetarë të Republikës Maqedonia Veriore, ndërsa gjuha mbetet gjuha maqedonase.
Dokumenti me tekstin e Marrëveshjes për Maqedoninë e Veriut, i publikuar nga ‘Kathimerini’ që sipas këtij lajmi është shpërndarë te liderët politik të Greqisë me urdhër të kryeministrit Tsipras ka 19 faqe./Telegrafi/