Site icon Telegrafi

”Kathimerini”: Platforma e shqiptarëve sfidon sllavomaqedonasit

Edicioni online i gazetës greke ”Kathimerini” i ka kushtuar një analizë situatës politike në Maqedoni, me titull ”Baraspeshat dhe lidhjet e reja në IRJM”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, Maqedonia ka ”kriza të brendshme etnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, që kërcënon të shkaktojë pasiguri paszgjedhore në vend”.

”Kathimerini” përmend edhe Deklaratën politike të partive shqiptare, si kusht për formimin e qeverisë së re, ndërkaq shtonë se as Gruevski e as Zaevi nuk mund të bëjnë qeveri të vetëm, prandaj u duhen votat e shqiptarëve.

Për ”Kathimerini” plani i shqiptarëve është sfidë për sllavomaqedonasit, duke e cilësuar si një kontestim të themeleve të ”karakterit maqedonas” të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version