Site icon Telegrafi

“Kathimerini”: Nuk ka datë për Shkupin, për herë të parë s’do të jetë fajtore Greqia

Nuk ka datë për Shkupin dhe për herë të parë Athina nuk do të jetë fajtore për këtë, shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”.

Shkupi zyrtar nuk duket i shqetësuar se Kryakos Mitsotakis i Demokracisë së Re shpejt vjen në pushtet në Greqi dhe humbet mikun e “Alexis Tsipras”, shkruan “Kathimerini”.

Sipas gazetës, politikanët e Maqedonisë së Veriut ishin të bindur se pavarësisht mospajtimit me marrëveshjen e Prespës, Mitsotakis do të mbetet në përputhje me parimin e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi.

Por Georges Koumoutsakos i Demokracisë së Re dhe ndoshta Ministri i Jashtëm i së ardhmes për “Kathimerini” tha se Demokracia e Re do të bëjë gjithçka për të zbutur pasojat negative, siç është çështja kryesore për emrin e produkteve maqedonase.

Gazeta kujton që Greqia, si një anëtare e plotë e BE-së, nuk humbet të drejtën për të vënë veton në fazat e hapjes së kapitujve edhe pasi Maqedonia të marrë datë për negociata këtë verë apo në vjeshtë./Telegrafi/

Exit mobile version