Site icon Telegrafi

Kathimerini: Në vitin 2018 mund të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë

Gazeta greke ”Kathimerini” shkruan se viti që vjen mund të jetë kyç për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Periudha ndërmjet zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në Maqedoni dhe atyre presidenciale të vitit 2019 shihet si periudhë mjaft e volitshme për t’u arritur një pajtim dypalësh për zgjidhjen e këtij kontesti.

Gazeta thotë se zyrtarët amerikanë konsiderojnë se në Maqedoni ka pragmatizëm dhe se qeverisja e re është e gatshme që të bëjë lëshime për të arritur një pajtueshmëri.

Sipas kësaj gazete, diplomatët perëndimorë nuk bëjnë trysni ndaj Athinës dhe Shkupit dhe këshillojnë që kjo temë të mos diskutohet hapur, që të mos krijohen pritshmëri, por çështja duhet të merr hov në periudhën ndërmjet dy zgjedhjeve, lokale dhe ato presidenciale në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version