Formimi i komisionit ndërkombëtar të ekspertëve është paraparë me marrëveshjen e Prespës dhe për promovimin e markave, shkruan gazeta greke “Kathimerini”, duke u thirrur në burimet kompetente.
Të njëjtat burime theksojnë se kryeministri Kyriakos Mitsotakis publikisht lajmëroi se do të formohet komisioni ndërkombëtar për këtë. Për çdo rast, çështja e markave tregtare është çështje e rëndësishme dhe do të duhet kohë, por edhe pjesëmarrje aktive e kompanive, shkruan Kathimerini.
Gazeta sqaron se diskutimi ka filluar në javën kur “ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka dhënë deklaratë në të cilën ka akuzuar qeverinë greke për aktivitete të njëanshme” për fushatën “Macedonia the Great”./Telegrafi/