Arritja e marrëveshjes për zgjidhjen e emrit është vështirë e arritshme nga ana e Athinës dhe Shkupit, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.
Ndërsa çështjet kryesore kanë ngelur pa zgjidhur. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz theksoi nevojën e bisedimeve intensive në javët e ardhshme, në mes Greqisë dhe Maqedonisë, që pastaj të zgjidhet çështja e emrit, çka është problem mes dy vendeve më shumë se 25 vjet, shkruan gazeta.
“Të dyja vendet nuk janë të sigurta në kërkesat e Greqisë, Shkupi të vendos cilin emër do ta përdor për punë të brendshme, si dhe refuzimin i Maqedonisë për ndryshimin e Kushtetutës” komentojnë nga Kathimerini.
Të dy diplomatët do të takohen dy herë brenda 20 ditëve. Takimi i radhës është më 3-4 maj në Selanik në kuadër të samitit në mes Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa më 11-12 maj Kotzias dhe Dimitrov do të takohen në Samitin e e shteteve të Ballkanit. /Telegrafi/