Gazeta greke “Kathimerini” raporton se propozimi më i mundshëm që do të sjell marrëveshje Shkup-Athinë është “Maqedonia Veriore”.
Gazeta bazohet në të dhëna të siguruara nga mbrëmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, sipas “Kathimerini”, në tavolinë vazhdojnë të jenë edhe propozimet tjera të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz.
Gazeta rikujton se shumë shpejtë do të ndodh telefonata Tsipras-Zaev, por edhe të takohen, sigurisht para Samitit të BE-së./Telegrafi/