Telegrafi

“Kathimerini”: Kontesti Shkup-Sofje do të transferohet në NATO

Insistimi i Bullgarisë për të bllokuar bisedimet e pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut rrezikon krijimin e përçarjes së re në krahun juglindor të NATO-s. Dy nga vendet anëtare, Greqia dhe Turqia, janë ndarë thellësisht. Duket se konfliktet tani do të lindin midis dy vendeve të tjera për shkak të një mosmarrëveshje etnike dy shekullore, shkruan Stavros Tsimas në analizën e tij për “Kathimerini”.

Si Bullgaria ashtu edhe Maqedonia e Veriut janë anëtarët kryesorë të Aleancës në rajon. Bullgaria për rolin e saj si mbikëqyrëse e Detit të Zi dhe Rusisë jugore dhe Maqedonia e Veriut si një zonë tampon kundër ndikimit të mëtejshëm rus në zemër të Ballkanit. Të dy vendet po ndiejnë efektet e konfliktit të ndikimit SH.B.A – Rusi shumë fort”, shtoi analisti.

Sidoqoftë, NATO nuk duket se është e shqetësuar për rivalitetin Sofje-Shkup, duke e parë atë si një çështje evropiane që do të zgjidhet nga vendet anëtare të BE-së. Kundërshtimet e Bullgarisë ndaj pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk burojnë nga mosrespektimi i kritereve të pranimit, siç është nevoja për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin. Në vend të kësaj, ato ushqehen nga pretendime historike që po ushqejnë nacionalizmin në të dy vendet dhe në një moment mosmarrëveshja do të ketë një ndikim në NATO nëse nuk zgjidhen diferencat në ndërkohë, shkruhet në tekstin e Kathimerinit.

Gjendja anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut u intensifikua me bekimin e udhëheqjes politike dhe medias, ndërsa pozicioni i Shkupit ndaj Sofjes u bë më agresiv. Është tregues i refuzimit të kërkesës së Sofjes për të marrë pjesë në mbrojtjen ajrore të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, si dhe tërheqjes nga projekti për termocentralin bullgar Belene. Në vend të kësaj, ata zgjodhën të mbështesin një projekt të gazit natyror në portin verior grek të Aleksandropolis./Telegrafi/