Site icon Telegrafi

“Kathimerini”: 184 kriminelë shqiptarë fshihen në vendlindjen e tyre

Në kohën që ministri i Brendshëm shqiptar deklaron se policia shqiptare ka dijeni për bandat dhe organizatat kriminale që operojnë në Shqipëri, por ende nuk është vepruar pasi ndaj tyre ka vetëm indicie dhe jo prova të forta, çështja e kriminalitetit shqiptar është kthyer në problem në vendin fqinj, Greqinë.

E përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se 184 kriminelë shqiptare kanë gjetur strehë në vendin e tyre, duke i shpëtuar drejtësisë greke.

Sipas “Kathimerini”, bëhet fjalë për kriminelë të pa skrupullt, vrasës, përdhunues dhe trafikantë drogë.

Çështja është kthyer në problem, pasi shumë autorë të veprave të rënda penale fshihen në Shqipëri, dhe herë pas here ti kthehen sërish me Greqi ku vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal ose drejtojnë bandat nga siguria qe iu jep qëndrimi në Shqipëri.

Rasti i fundit sipas Kathimerini është i 3 shtetasve shqiptarë, të cilët ekzekutuan një 18 vjeçar grek dhe u larguan drejt Shqipërisë, ku janë ende të lirë.

Mjaft domethënës është fakti se që prej vitit 2000 janë lëshuar plot 184 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj krimineleve shqiptarë, të cilët janë kthyer në vendin tonë dhe vazhdojnë të qetë jetën e tyre, madje në shumicën e rasteve edhe aktivitetin kriminal te tyre, trensmeton TCH.

Që nga fillimi i këtij viti janë lëshuar 14 urdhër arresti,ndërsa në vitin 2017 kanë qenë 21 dhe në vitin 2016 plot 27 urdhër arresti për kriminelë shqiptare të larguar drejt Shqipërisë.

Në disa raste autoret janë arrestuar, pasi kanë kryer vepra penale në vendin tonë.

Edhe Interpol Albania ka mundur të ndalojë disa prej tyre, por në pa mundësi të bazës ligjore dhe dosjeve të përkthyera, pas disa muajsh, drejtësia ka ndaluar proceset ndaj tyre për mungese provash.

Ndonëse çështja është diskutuar në të gjitha nivelet e komunikimeve mes policisë greke dhe asaj shqiptare, pala jonë thotë se mungon baza ligjore për ekstradimin e tyre në vendin ku kanë kryer krimin, por drejtësia shqiptare thotë se autoret e këtyre veprave mund të dënohen në Shqipëri, nëse dërgohen të përkthyera dosjet si dhe materialet në ngarkim të tyre.

Çështja u ridiskutua edhe para dy ditësh mes dy zv/ministrave të rendit të dy vendeve, të cilët u takuan në Selanik, në kuadër të samitit mes Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, por rezulton i pa zgjidhshëm për momentin, ngërçi i mospasjes së një marrëveshjeje ekstradimi mes dy vendeve.

Deri në zgjidhjen, e cila rezulton largët, të dy vendet do të vazhdojnë të vuajnë aktet e dhunës dhe trafikut, prej krimineleve që gjejnë strehë në vendin tonë.

Exit mobile version