Site icon Telegrafi

Katherine Schwarzenegger njofton se është në pritje të fëmijës së parë me Chris Pratt

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger është raportuar se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga revista ‘People’ dhe vjen dhjetë muaj pas ylli i “Guardians Of The Galaxy”, 40-vjeçar dhe vajza e ish-guvernatorit, 30-vjeçare, u martuan në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni.

Lajmi u konfirmua kur Katherine, e cila aktualisht është në një turne librash virtuale për librin e saj më të shitur “The Gift Of Forgiveness”, ishte parë duke ecur me qenin dhe me nënën e saj, Maria Shriver të premten.

Katherine Schwarzenegger (Foto: Backgrid)

Për ecjen e asaj dite, Katherine zgjodhi një dukje më të lehtë e cila siç shihet këtë veshje e ka përshtatur me gjendjen e saj aktuale.

Fëmija më i madh i Shriver, 64-vjeçe dhe Arnold Schwarzenegger, 72-vjeç, kishte ndarë flokët ne mes dhe mbante një palë syze të veçanta.

Në anën tjetër, edhe e ëma e saj mori vëmendje me paraqitjen atraktive përkundër viteve që ka.

Katherine Schwarzenegger me nënën e saj (Foto: Backgrid)

Ky është fëmija i parë për Katherine, ndërsa Chris është baba i djalit 7-vjeçar Jack, të cilin e ndan me ish-gruan e tij, Anna Faris.

Ndërkaq, Schwarzenegger dhe Pratt filluan romancën e tyre në verën e vitit 2018. /Telegrafi/

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version