Katharine McPhee dhe David Foster ditën e sotme (e hënë) festojnë përvjetorin e parë të martesës.
Çifti zgjodhën rrjetin social, Instagram për t’u treguar fansave dashurinë e madhe që kanë ndaj njëri-tjetrit.
McPhee, 36-vjeçe, ndau fotografi e video të ndryshme nga ceremonia e martesës. Ajo po ashtu ndau edhe momentin kur provoi fustanin e nusërisë për herë të parë.
“Një vit më parë u martova me dashurinë e jetës sime. Faleminderit që më ke dashur dhe më ke inspiruar në çdo aspekt të jetës”, ka shkruar ylli i “Ëaitress”. “Të dua. Të shikojmë për të ardhmen”.
E njëjta i bëri edhe një falënderim Zac Posen, i cili ia stiloi fustanin e nusërisë. (Dhe gëzuar përvjetorin për dashurinë time tjetër të jetës – këtë fustan të ëndrrave. Faleminderit Zac Posen”, shkroi më tej Katharine.
Foster, 70-vjeçar, gjithashtu ndau një fotografi me përshkrimin “Gëzuar përvjetorin për dashurinë e jetës time”.
McPhee dhe Foster për herë të parë u takuan në vitin 2006, ndërsa u martuan vitin e kaluar në Londër.
Kjo është martesa e dytë për McPhee dhe e pesta për Foster. /Telegrafi/